Ballina Flash

COVID-19 – Pfizer nis studimin e antiviralit oral

NJU JORK, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Pfizer ka raportuar fillimin e fazës 2 të studimit EPIC-PEP për të vlerësuar një antiviral oral të ri, PF-07321332, i administruar bashkë me një dozë të ulët të ritonavirit, për parandalimin e COVID-19.

Faza 2/3 e studimit të rastit pritet të regjistrojë deri në 2 660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm të moshës 18 vjeç e lart.

Kompania vuri në dukje se objektivi kryesor i studimit do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin për parandalimin e infeksionit të konfirmuar SARS-CoV-2 dhe simptomat e tij deri në ditën e 14-të.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit që në fazat e hershme, para se të ketë një mundësi për t’u përsëritur gjerësisht, duke parandaluar potencialisht sëmundjen simptomatike tek ata që janë ekspozuar dhe duke penguar shfaqjen e infeksionit te të tjerët”, tha Mikael Dolsten, kreu shkencor dhe president i Hulumtimeve Botërore, Zhvillimit dhe Mjekësisë në kompaninë Pfizer./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Morrison refuzon pjesëmarrjen në COP26
Artikulli tjetërSiguria rrugore, arrestohen 26 drejtues mjetesh, pezullohen 107 leje drejtimi