NJU JORK, 27 shtator /ATSH-ANSA/ – Kriptovaluta Bitcoin ra pasi Kina hoqi përdorimin e tyre.
Bitcoin humbi 7,56% dhe mbetet në kuotën e 41 387 35 dollarëve.
Ether dhe Litecoin humbën përkatësisht 10,16% dhe 11,16%, ndërsa Dogecoin ra me 8,70%.
Banka Qendrore e Kinës (PBOC) ka rinovuar qasjen e saj të ashpër ndaj bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera duke i konsideruar të gjitha transaksionet dhe aktivitetet e monedhës dixhitale ilegale./ /os/





















