Ballina Flash

Muzhaqi: RYCO duhet të vijojë të mbështesë nismat rajonale të bashkëpunimit të rinisë

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Albert Hani.

Muzhaqi e cilësoi takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Albert Hani si shumë të frytshëm, plot me nisma dhe aktivitete të reja.

Muzhaqi theksoi se, “RYCO duhet të vijojë të mbështesë nismat rajonale të bashkëpunimit të rinisë në Ballkanin Perëndimor dhe të rrisë edhe më tej përpjekjet për të përmbushur ëndrrën e të rinjve për një të ardhme më të mirë”.

“Si anëtare e Bordit Drejtues të RYCO-s, por tashmë edhe si Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, u ofrova sërish mbështetjen time dhe të Qeverisë për bashkëpunimin rajonal të të rinjve dhe për përpjekjet e RYCO-s për ta ngritur në një nivel edhe më të lartë këtë nismë”, u shpreh Muzhaqi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCEMA, vijojnë trajnimet kualifikuese për personelin e APD-së
Artikulli tjetërPërfundon faza e dytë e rikonstruksionit të rrugës “Ymer Prizreni” në Shkodër