Ballina Flash

“Studio e hapur”, çelet ekspozita në Durrës me rreth 60 punime

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ “Studio e hapur” titullohet ekspozita e çelur në Muzeun Arkeologjik Durrës nga 5 piktorë të njohur shqiptarë.

Artistët Buron Kaceli, Emijona Stasi, Vangjo Vasili, Gjergji Marko dhe Agron Polovina sollën në këtë ekspozitë rreth 60 piktura, të punuara me teknika të penelit dhe akuarelit.

Në punimet e 5 artistëve dominojnë portretet dhe peizazhet më të bukura të zonave turistike në vendin tonë.

Artdashësit durrsakë vlerësuan krijimtarinë bashkëkohore e figurative të 5 piktorëve, ku dallohet mjeshtërisht në çdo vepër “peneli” që është një nga elementët më të rëndësishëm të krijimtarisë së tyre të përbashkët.

Ekspozita është hapur më parë në qytetet e Beratit dhe Pogradecit dhe po vazhdon udhëtimin e saj në Durrës dhe në disa qytete të tjera.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Arkeologjik gjatë Ditëve Evropiane të Kulturës dhe do të lëvizë drejt qytetit të Vlorës pas dy javësh.

 

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUKUS – Samit BE-SHBA për nëndetëset bërthamore për Australinë
Artikulli tjetërGuvernatori Sejko, takim përmbyllës me misionin e Bankës Botërore