Ballina Bota

ITALI – Ceremoni shtetërore për viktimat e urës Morandi

GJENOVË, 18 gusht /ATSH-ANSA/ – Autoritetet italiane zhvilluan sot ceremoninë shtetërore mortore për viktimat e urës Morandi.

Kjo ceremoni u zhvillua për 18 nga viktimat, pasi familjarët e viktimave të tjera nuk pranuan duke zgjedhur të zhvillojnë ceremoni private.

Numri i viktimave ka arritur në 41.

Mbi arkëmortet ishin vënë sot flamuj kombëtarë, pellushe, bluza dhe sende të tjera personale të viktimave.

Për të gjitha ato autoritetet kishin vendosur kurora me tërndafila të bardhë.

Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit të vendit, Sergio Mattarella, të presidentit të Senatit dhe Dhomës së Ulët të parlamentit, Casellati dhe Fico, të kryeministrit Conte dhe të arkipeshkvit të Gjenovës, Angelo Bagnasco./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAKINA – ”Ferrari” fiton 69 000 euro për veturë! Po të tjerët?
Artikulli tjetërGJENEVË – Vdes Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së