Ballina Bota

ITALI – Di Maio: Nevojitet përgjigje e koordinuar kundër ekstremizmit

ROMË, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Situata në Afganistan tregon se kërcënimi i ekstremizmit në rritje qëndron ende dhe kërkon një përgjigje të koordinuar konkrete ndërkombëtare, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Italia është e angazhuar në një koordinim të tillë me të gjithë partnerët duke i propozuar G20 një platformë gjithëpërfshirëse për dialog mbi dosjen afgane”, shtoi ai.

”Përparësia jonë duhet të jetë vazhdimi i garantimit të ndihmës për  afganët, veçanërisht në aspektin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, shtoi Di Maio.

Një konferencë donatorësh e organizuar nga OKB-ja për Afganistanin po zhvillohet sot, më pak se një muaj pasi talebanët morën pushtetin në vend, duke u përballur me një krizë humanitare në rritje.

Afganët do të kenë nevojë për rreth 606 milionë dollarë deri në dhjetor, sipas llogaritjeve të OKB-së.

Ndërsa shumë vende janë të gatshme të japin ndihmë humanitare, shumë janë të shqetësuara se si do të shpenzohen paratë, pasi talebanët tani kanë kontrollin e vendit dhe thonë se donacionet duhet të shoqërohen me kushte./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFizioterapisti i Kombëtares humb betejën me COVID-19, mesazhe ngushëllimi
Artikulli tjetërEcuria e mësimit plotësues, Kushi vizitë në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa”