TIRANË 17 gusht/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar.
Kështu, ditën e sotme punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur kositjet e krasitjet përgjatë anës lindore të Parkut të Madh, buzë rrugës së Elbasanit, pastrim ferrash të egra e kurim kurorash pemësh.
Këto të fundit, sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ndikojnë edhe në eliminimin e rrezikut të zjarreve por edhe në lehtësim aksesi. /a.g/


























