Ballina Aktualitet

Punonjës të policisë çeke dhe shqiptare, patrullime të përbashkëta

 

TIRANË 23 gusht /ATSH-I.Vata/ Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Republikës së Çekisë, përfaqësuar nga Presidiumi i Policisë i Republikës çeke, për “Organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonit turistik veror në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit e cila informon se “Punonjësit e strukturave të Rendit në Policinë çeke Martin Zofcin Gjoni Markaj janë mirëpritur fillimisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe do vijojnë më pas në Drejtoritë Vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë, për një periudhë 15-ditore, me dëshirën e përbashkët për të bashkëpunuar”.

Qëllimi i këtij Memorandumi është patrullimi i përbashkët nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatet përkatëse të Drejtorive Vendore të Policisë dhe punonjësit e Policisë çeke, me qëllim sigurimin e rendit publik dhe garantimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës çeke që qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit turistik veror, duke iu ofruar ndihmë për çdo rast, këshilla dhe lehtësi për komunikimin në gjuhën shqipe. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjergji: Përdorimi i vaksinave të pacertifikuara nga EMA po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve
Artikulli tjetërMbi 2.8 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 7 muaj