Ballina Aktualitet

Belgjika konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155665866326523/

TIRANË, 20 Mars/ATSH/ – Belgjika konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi kryeministri belg Charles Michel në takimin e zhvilluar sot në Bruksel, me kryeministrin Edi Rama.

Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri Rama sjell pamje të këtij takimi, ku u konfirmua mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit europian të vendit tonë.

Gjatë takimit, kryeministri belg shprehu po ashtu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave në Shqipëri, në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgres i qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve të integrimit
Artikulli tjetërPEKIN – Li Keqiang: Kina nuk do të synojë kurrë ekspansionin