Ballina Bota

OKB – Guterres: Bota duhet të bashkohet kundër kërcënimit terrorist në Afganistan

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet për të “hequr kërcënimin terrorist” në Afganistan, pas kthimit të talebanëve në pushtet në vend.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të siguruar që Afganistani të mos përdoret kurrë më si një platformë ose një strehë e sigurt për organizatat terroriste”, tha Guterres në një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë.

Guterres, gjithashtu, u bëri thirrje “talebanëve dhe të gjitha palëve të respektojnë dhe mbrojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat dhe liritë e të gjithë njerëzve”, duke thënë se ai ishte “veçanërisht i shqetësuar për raportet e shkeljeve në rritje të të drejtave të njeriut kundër grave dhe vajzave afgane”.

Ai shtoi se “ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Bota po shikon. Ne nuk duhet dhe nuk mund t’i braktisim njerëzit në Afganistan”, ndërsa mijëra njerëz po përpiqen dëshpërimisht të ikin nga vendi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE takim urgjent për krizën afgane
Artikulli tjetërSpitali rajonal i Shkodrës, ndërhyrje kardiake me cilësi të lartë për 220 pacientë