Ballina Bota

BERLIN – Merkel: Orë të dhimbshme për Afganistanin

BERLIN, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Afganistani po kalonte orë të dhimbshme, pasi qeveria gjermane u përpoq të nxirrte jashtë vendit të përfshirë nga kaosi qytetarët e saj, anëtarët e familjeve dhe stafin lokal sa më shpejt që të ishte e mundur.

Merkel theksoi në një takim me demo-kristianët (CDU) se ”Gjermania po mbështetej te trupat amerikane për të mbajtur kontrollin e aeroportit në Kabul dhe për të mundësuar evakuimin”.

”Gjermania do të mbështesë vendet fqinje me Afganistanin dhe me gjerë nëse ata do të përballeshin me një fluks të pritur refugjatësh”, deklaroi Merkel.

”Por, janë talebanët ata që do të kontrollojnë se kush do të largohet nga vendi”, theksoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR çel zyrat e reja në shtator në Malësi të Madhe dhe Pukë
Artikulli tjetërPolicia e Dibrës, ndihmë për shuarjen e zjarrit në fshatin Kacni