Ballina Bota

SEUL – Manovra të përbashkëta ushtarake amerikano-koreano-jugore

SEUL, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Pavarësisht kërcënimeve nga Koreja e Veriut, forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut filluan sot manovrat e përbashkëta vjetore verore.

Ushtria e Koresë së Jugut kishte njoftuar të dielën, megjithatë, se manovrat nëntëditore komando do të zhvilloheshin në një shkallë të reduktuar, pa trajnime në terren.

Pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet për të denuklearizuar Gadishullin Korean kanë rol kryesor në këtë vendim.

Pheniani akuzon rregullisht SHBA-në se po përdor manovrat me Korenë e Jugut për t’u përgatitur për një sulm.

Uashingtoni dhe Seuli e mohojnë këtë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorim me radar në aksin Tiranë-Elbasan, 59 masa administrative
Artikulli tjetërShqipëria gati të presë qindra afganë, Xhaçka: Krah për krah me aleatët tanë