Ballina Bota

AFGANISTAN – SHBA përfundon evakuimin e stafit të ambasadës

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-DPA/ – SHBA-ja përfundoi evakuimin e ambasadës në Kabul, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit.

”I gjithë personeli i ambasadës ndodhet në aeroportin e Kabulit, i cili është siguruar nga ushtria amerikane”, tha departamenti.

Nuk është e qartë se cili dhe sa personel do të qëndronte në Kabul.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha më herët se forcat amerikane kishin marrë kontrollin e trafikut ajror në aeroportin e Kabulit dhe po ndihmoheshin nga afganët.

”Trafiku ajror komercial po vazhdon, por ka ndërprerje dhe vonesa”, tha zëdhënësi John Kirby.

Sipas raporteve të medias, flamuri amerikan është hequr nga kompleksi i ambasadës.

Departamenti i Shtetit tha në fund të javës së kaluar se ndërsa stafi i ambasadës po zvogëlohej në minimum, ata nuk po evakuoheshin plotësisht – por kjo ndryshoi pasi militantët talebanë marshuan në Kabul gjatë fundjavës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kanadaja bën të detyrueshëm vaksinimin e nëpunësve civilë federalë
Artikulli tjetërFOKUS – Kabuli nën kontrollin taleban, rilind Emirati Islamik