Ballina Bota

POLONI – Parlamenti shtyn votimin e ligjit për median

VARSHAVË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Parlamenti polak shtyu sot votimin e planifikuar për një ligj të ri të diskutueshëm për median, një veprim i mundësuar nga votat e opozitës.

“Është e paqartë nëse seanca do të rifillojë më 2 shtator ose 15 shtator”, njoftoi agjensia polake e lajmeve PAP.

Një shumicë e vogël prej 229 deputetësh votuan pro shtyrjes së seancës, siç sugjeroi partia opozitare rurale PSL.

Vendimi është një goditje për qeverinë e koalicionit konservator, që u rrëzua pas shkarkimit të zëvendëskryeministrit Jaroslaw Gowin nga kryeministri Mateusz Morawiecki./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata e zjarreve më e qetë, Mbrojtja Civile: U punua 24 orë pa ndërprerje
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE miraton fondin e urgjencës për Lituaninë