TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit, Lezhë ka ndërhyrë në hapjen e 7.1 km kanale kulluese, si masë e domosdoshme për kullimin e tokave dhe nxitjen e prodhimit bujqësor.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin po kryhet me qëllim lehtësimin e punës së fermerëve.
Sipas saj, rritja e bonitetit të tokës është prioritet për një bujqësi të zhvilluar, ndaj dhe bashkia është angazhuar në vijimësi në rehabilitimin e kanaleve kulluese.
“Përfundimi i pastrimit të këtij kanali prej 7.1 km në zonën e Bushatit, Shkodër, do të bëjë të mundur përmirësimin e kullimit për rreth 680 ha tokë bujqësore”, tha ajo.
/j.p/r.e/












