Ballina Bota

COVID-19 – Green Pass bëhet e detyrueshme në Francë

PARIS, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Pasaporta e vaksinës antiCovid-19, e quajtur ndryshe Green Pass hyri sot në fuqi në Francë, pasi u miratua nga Këshilli i Shtetit dhe pavarësisht rritjes së numrit të protestave.

E ashtuquajtura “Leje e kujdesit shëndetësor”, që vërteton imunizimin ose një test negativ brenda 72 orëve të mëparshme ose shërim nga Covid-19 brenda gjashtë muajve të mëparshëm, është e nevojshme duke filluar nga e hëna për të fituar qasjen në bare, restorante, kinema, spitale dhe transport me distanca të gjata.

“Objektivi i Green Pass është që të nxiteni të vaksinoheni dhe të ruani lirinë”, deklaroi sot ministri i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari, në radion ”France Inter”.

”Kontrollet e transportit do të jenë masive edhe pse ato nuk do të jenë sistematikë sepse 400 000 pasagjerë udhëtojnë me tren çdo ditë”, tha ai.

Ata pa Green Pass rrezikojnë gjoba./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni veror, ARRSH vijon punën për mirëmbajtjen e rrugëve
Artikulli tjetërGërmimet po nxjerrin në dritë vilën romake të Tiranës