Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 gusht 2021

TIRANË, 9 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se pas një freskimi të lehtë e të përkohshëm përsëri do të ketë riaktivizim të anticiklonit të Azoreve e rrjedhimisht dhe valë tjetër të të nxehtit. Ndikimin kryesor kjo valë do ta sjellë në gadishullin Apenin.

Vendi do të ndodhet kryesisht në periferinë e saj që do të sjellë temperatura si më poshtë vijon. Në formë të izoluar gjatë së mërkurës do të ketë shi gati të papërfillshëm.

Ndërsa dita e hënë do të jetë në ndikim të moti të kthjellët.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/37 diell
Kukës 20/38 diell
Lezhë 19/38 diell
Dibër 18/36 diell
Durrës 21/37 diell
Tiranë 24/39 diell
Elbasan 22/40 diell
Berat 17/40 diell
Vlorë 21/38 diell
Korçë 18/36 diell
Gjirokastër 18/40 diell
Sarandë 21/37 diell

         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktive vatra e zjarrit në Dukat të Ri, në Llogara vazhdojnë të përqendruara të gjitha forcat
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/8/2021