Ballina Bota

UASHINGTON – Blinken: SHBA e shqetësuar për arsenalin bërthamor të Kinës

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ishte i shqetësuar për përhapjen e arsenalit bërthamor të Kinës.

Duke folur në internet në një takim të ministrave të ASEAN-n, Blinken theksoi “Pekini tani ka devijuar qartë nga strategjia minimale e parandalimit, e ndjekur në dekadat e fundit”.

Muajin e kaluar, një raport nga Federata Amerikane e Shkencëtarëve arriti në përfundimin se Kina po ndërton më shumë se 100 kapanone për të vendosur raketa bërthamore në rajonin Xinjang./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhimi vjetor i rrushit u rrit në 190 mijë tonë
Artikulli tjetërZjarret në vend, Rama: Në Dukat vatra po mbahet nën kontroll, e vështirë situata në fshatin Thirrë të Mirditës