TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë sot thirrje studentëve që të aplikojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura.
“Kanë ngelur edhe disa orë për të bërë përzgjedhjen e studimeve universitare në ualbania.al, Akademia e Forcave të Armatosura është institucioni arsimor më atraktiv për studentët e rinj”, është shprehur Peleshi.
Peleshi ka renditur edhe disa prej avantazheve që kanë studentët nëse zgjedhin të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura.
“Pagesë mujore ndihmëse për çdo student, përgjatë gjithë periudhës së studimit. Akomodim dhe ushqim falas përgjatë gjithë periudhës së studimit. Tarifë regjistrimi 0 lekë, përgjatë 3 viteve të studimit”, ka theksuar Peleshi.
“Afatet e aplikimit për raundin e parë janë: 29 korrik me 3 gusht – aplikimi bëhet online përmes portalit http://ualbania.al”, ka nënvizuar Peleshi.
/j.p/r.e/






















