TOKIO 2020 – Rritet në 276 numri i të infektuarve me COVID-19

TOKIO, 2 gusht /ATSH-AA/ – Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 276, sipas Komitetit Organizativ.

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 17 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Tokios 2020.

Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit nuk gjenden sportistë pjesëmarrës në turne.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.