TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, një tjetër sektor që ka shënuar rritje të ndjeshme të kreditimit këtë vit është Informacioni dhe Komunikimi.
Sipas BSH-së, kredia e dhënë për këtë sektor arriti në 2.2 miliardë lekë, në muajin qershor të këtij viti, ose tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje është ndikuar sidomos nga huadhënie për operatorët e Telekomunikacionit, apo sipërmarrjeve private në sektorin e IT.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për 6-mujorin 2021 kredia e dhënë për biznesin kishte vlerën 68.5 miliardë lekë.












