Ballina Flash

Kosovë, 92 raste të reja nga COVID-19

PRISHTINË, 31 korrik/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.  Në total numri i rasteve aktive është 442.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM përfshin latinishten në shkollat ​​shtetërore
Artikulli tjetërRimbursimi, shtohen 23 barna të reja në terapitë e mjekimit