KALIFORNI, 29 korrik /ATSH-AA/ – Facebook ka regjistruar rritjen e të ardhurave në tremujorin e dytë me ritmin më të madh që nga viti 2016, por kompania e medias sociale paralajmëroi se mund të bie ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit.
Të ardhurat totale u rritën në 29,07 miliardë dollarë në periudhën prill-qershor nga 18,68 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke postuar një rritje prej 55,6 për qind, rritja më e madhe e përqindjes që nga viti 2016.
Kompania, megjithatë, paralajmëroi se “në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2021, pret që normat e rritjes së të ardhurave totale nga viti në vit të ngadalësohen ndjeshëm në mënyrë të njëpasnjëshme ndërsa të kalojë periudhat e rritjes gjithnjë e më të fortë”.
“Kur shikojmë rritjen në baza dyvjeçare duke përjashtuar ndikimet nga përfundimi i rimëkëmbjes së COVID-19, ne presim që rritja totale e të ardhurave vjetore të ngadalësohet në mënyrë modeste në gjysmën e dytë të 2021 në krahasim me normën e rritjes së tremujorit të dytë”, thuhet në deklaratën financiare./ /os/











