Cila kompani shiti më shumë makina në botë?

SEUL, 29 korrik /ATSH-AA/ – Kompania japoneze e automjeteve “Toyota Motor” ka shitur 5,47 milionë automjete në nivel global në gjashtë muajt e parë të vitit 2021.

Në deklaratën nga “Toyota” u publikuan të dhënat e kompanisë për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Në deklaratë thuhet se efektet negative të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe problemit të furnizimit me çipa gjysmëpërçues ulën shitjet globale të automjeteve të kompanisë.

Sipas deklaratës së “Toyota Motor”, përfshirë miniautomjetin ”Daihatsu” dhe segmentin e kamionëve ”Hino”, rriti shitjet e saj globale në gjysmën e parë të 2021 me 31,3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhuesi japonez tejkaloi kompaninë gjermane “Volkswagen AG” e cila shiti 4 978 200 automjete në të njëjtën periudhë, duke ruajtur titullin e “prodhuesit më të shitur të automjeteve në botë”.

Ai shiti 5 467 218 njësi./   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.