Ballina Aktualitet

Padia e Aleancës për Teatrin/ Xhaçka: Keqardhje për akuzat ndaj Sorecës

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehu sot keqardhjen lidhur me akuzat e bëra ndaj ambasadorit të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Xhaçka theksoi se “Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar”.

“Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë në BE, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra”, tha Xhaçka.

E sigurt, vijoi Xhaçka, që ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.

Më herët sot, Komisioni Europian reagoi pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRakacolli: Dyshime të forta që varianti “Delta” është i pranishëm në Shqipëri, vaksinat efektive
Artikulli tjetërESA lëshon në orbitë satelitin e parë të riprogramueshëm