Ballina Ekonomi

Bilancet e kompanive/ QKB: Afati i fundit 31 korriku

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit u kërkon kompanive të depozitojnë brenda 31 korrikut bilancet vjetore, raportet e aktivitetit si dhe auditimet për të shmangur penalitetet.

“Kompanitë duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15 mijë lekë”, bën të ditur QKB-ja.

QKB shpjegon se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFiskalizimi/ Tatimet vijojnë trajnimet për biznesin
Artikulli tjetërManastirliu mesazh ngushëllimi për dr. Kujtim Shabanin: Shërbeu me devotshmëri për sistemin tonë shëndetësor