TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 27 korrik për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, me gjyqtar Erion Çelën.
Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur, me argumentin se ai nuk ka imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.
/r.e/























