TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.
Vendimi i miratuar në datën 6 korrik u publikua sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa hyn në fuqi menjëherë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi dje disa zyrtarë në Lushnjë, mes tyre edhe kryebashkiakun Fatos Tushe.
Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve”./m.m/j.p/













