Ballina Bota

COVID-19 – BM lehtëson rregullat e vetëkarantinimit

LONDËR, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Rregullat për vetëkarantinimin po lehtësohen për personat plotësisht të vaksinuar dhe ata nën 18 vjeç, ndërsa qeveria e Boris Johnson vazhdon përpjekjet për të hequr kufizimet antiCOVID-19 të Anglisë.

Nga 16 gushti, personat në këto kategori, që kanë rënë në kontakt me një rast COVID-19, nuk do të duhet më të vetëkarantinohen.

Ata do të këshillohen të bëjnë një test COVID, por nuk do të jetë i detyrueshëm.

Njoftimet pasojnë vendimin e Johnson për të hequr kufizimet antiCOVID-19 të Anglisë, që pritet më 19 korrik.

Meqë vaksinimi i personave nën 18 vjeç nuk është rutinë, një përjashtim i ngjashëm nga rregullat e vetëkarantinimit do të shtrihet edhe për ta.

Personat në kontakt me të infektuar COVID-19 do të inkurajohen të bëjnë një test PCR dhe kushdo që rezulton pozitiv do të duhet të vetëkarantinohet, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspertë francezë për projektet e teknologjive bujqësore në Korçë dhe Shkodër
Artikulli tjetërNga Clooney te Dr. Dre, tashmë VIP-at investojnë edhe… në arsim