Ballina Bota

ATHINË – Mitsotakis: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE strategji e qëndrueshme e Greqisë

ATHINË, 5 korrik /ATSH-ANA/ – Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian ishte dhe mbetet zgjedhja strategjike e Greqisë, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimi në internet të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

“Greqia është e përgatitur të bashkëpunojë në shtrirjen e nismës së Korridoreve të Gjelbra të BE-së, korridoret e transportit të mallrave në distanca të gjata, për të zvogëluar ndikimin mjedisor midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, duke siguruar lehtësinë e kalimit në kufijtë e saj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi Mitsotakis.

Gjatë samitit, liderët pjesëmarrës shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimin në rajon, si edhe në lidhje me suksesin e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSamiti i Procesit të Berlinit/ Bregu: Tregu i përbashkët rajonal, hallkë kyçe për bashkëpunim më të mirë mes vendeve të BP-së
Artikulli tjetërCOVID-19 – Merkel: Vaksinimi i rëndësishëm kundër varianteve