Ballina Ekonomi

Investimet kanadeze në Shqipëri u rritën në 1.16 miliardë euro në 3-mujorin e parë

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Shqipëria ofron një kuadër ligjor mjaft miqësor, sa i takon investimeve të huaja.

Flukset e investimeve të huaja direkte, (IHD) po ndjekin trendin në rritje vitet e fundit dhe ato mbështesin ekonominë vendase, në mënyrë të qëndrueshme.

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se, investimet kanadeze në Shqipëri u rritën në 1.16 miliardë euro në 3-mujorin e parë të 2021. Në vendin tonë operojnë kompani prestigjioze kanadeze në sektorë strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura etj.

Teksa gjatë këtij fillim viti, rritje shënuan investimet edhe nga shtete të tjera.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vendet e BE-ja kryesojnë në totalin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, duke zënë 54.2% të stokut total të IHD-ve. Vendet kryesore përfshijnë Zvicrën me 18.9% të stokut, Holanda me 16.2%, Kanadaja me 12.8 %, Italia me 9.6 % dhe Turqia me 7.2 %.

Ndërsa sektorët ku janë fokusuar IHD-të, janë energjia dhe miniera, të ndjekura nga sektori i informacionit dhe komunikimit, shërbimet financiare etj.

Statistikat tregojnë se, rreth 12,944 kompani të huaja janë aktive në territorin e Shqipërisë. Rreth 80% e tyre janë 100% me kapital të huaj, ndërsa pjesa tjetër janë ndërmarrje të përbashkëta. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Merkel: Vaksinimi i rëndësishëm kundër varianteve
Artikulli tjetërSituata e mbeturinave në qendrat urbane/ Meta: E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht