VJENË, 5 korrik /ATSH-AA/ – Piloti holandez nga Red Bull Racing Honda, Max Verstappen, dje fitoi Çmimin e Madh të Austrisë 2021 në Kampionatin Botëror të Formula 1 në Austri.
Verstappen, 23 vjeç, e përfundoi garën në pozitën e parë në Red Bull Ring të Spielberg, duke përfunduar garën për Çmimin e Madh të Austrisë me 71 xhiro për një orë, 23 minuta dhe 54 sekonda.
Piloti finlandez nga Mercedes, Valtteri Bottas, doli i dyti, duke i dhënë fund garës 17.9 sekonda pas Verstappen-it.
Piloti i McLaren, Lando Norris, nga Mbretëria e Bashkuar ishte i treti pasi ishte dy sekonda prapa Bottas-it.
Kampioni i shtatëfishtë botëror, piloti britanik nga Mercedes, Lewis Hamilton, doli i katërti.
Verstappen gjithashtu kishte fituar Çmimin e Madh të mëparshëm në Spielberg më 27 qershor.
Raundi i 10-të, Çmimi i Madh Pirelli i Britanisë së Madhe në Formula 1 do të zhvillohet në 18 korrik.
– Renditja e pesë pilotëve më të mirë
- Max Verstappen (Hollandë): 182 pikë
- Lewis Hamilton (Mbretëri e Bashkuar): 150
- Sergio Perez (Mekisikë): 104
- Lando Norris (Mbretëri e Bashkuar): 101
- Valtteri Bottas (Finlandë): 92
– Renditja e konstruktorëve
- Red Bull: 286 pikë
- Mercedes: 242
- McLaren: 141
- Ferrari: 122
- AlphaTauri: 48





















