Ballina Flash

Fillon lufta franko-ruse për… shampanjën!

PARIS/MOSKË, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin përuron sovranitetin e flluskave dhe i shpall luftë shampanjës franceze, me miratimin e një ligji që penalizon statusin simbol terminologjik të pijes më të famshme në botë.

Presidenti rus ka hapur armiqësitë me nënshkrimin e një ligji sipas të cilit shampanjat e eksportuara në Federatën Ruse nuk mund të quhen më kështu.

Ato duhet të emërtohen me më shumë modesti apo thjesht “verë me gaz”.

Markat klasike të flluskave franceze do të jenë në vende të rezervuara, krahasuar me ato të prodhuara në Rusi.

Por, për ta prishur festat dhe për të privuar oligarkët dhe njerëzit e ndryshëm të pasur si dhe ceremonitë solemne, përgjigjja e francezëve ishte e menjëhershme.

Ata ndaluan eksportet në Rusi të markave  ”Moet & Chandon”, ”Veuve Cliquot” dhe ”Dom Perignon”.

Gjiganti luksoz francez ”Lvmh” thekoi se ”vendimi për të ndaluar eksportet e shampanjës është i përkohshëm dhe pritet të gjendet një zgjidhje, por sigurisht jo si dobësi”.

Nga ana tjetër, termi shampanjë, përveç se është një markë identiteti për francezët, është një emërtimi i mbrojtur i origjinës, e referuar që vjen nga një vend shumë i veçantë i origjinës, rajoni i Shampanjës.

Që nga koha e Bashkimit Sovjetik termi shampanjë i përkthyer në rusisht  përdoret për shpërndarjen e një produkti me gaz, alkoolik, që prodhohet në vetëm tre javë në distileritë lokale dhe vendimi për ta quajtur atë ”pije me gaz” për francezët tingëllon si një provokim./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKakavijë/ Prefekti Kote: Standarde europiane në pritjen e përcjelljen e qytetarëve
Artikulli tjetërFORMULA 1 – Verstappen fiton Çmimin e Madh të Austrisë 2021