Ballina Bota

SLLOVAKI – Karantinë e detyrueshme për udhëtarët e pavaksinuar

BRATISLAVË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Në mes të shqetësimit për variantet e reja të COVID-19, Sllovakia po forcon në mënyrë drastike rregullat e saj për hyrjet në vend.

Nga 9 korriku, të gjithë personat t e pavaksinuar do të duhet të karantinohen për 14 ditë, sipas një dekreti të ri të lëshuar nga qeveria sllovene të shtunën.

Kjo vlen pavarësisht nga vendi i origjinës.

Udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht prej të paktën 14 ditë përjashtohen nga karantina.

Udhëtarët tranzit janë të përjashtuar, gjithashtu, nga karantina, megjithatë, duhet t’i përmbahen rrugëve të paracaktuara rrugore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/7/2021
Artikulli tjetërMosdeklarimi i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 33000 dollarë