KINË, 13 gusht /ATSH/ – Administrata Shtetërore e Sigurimeve Shëndetësore e Kinës ka ulur çmimet e prokurimit për 14 ilaçe kundër kancerit, duke u kërkuar autoriteteve në nivel province të ndjekin standardin e ri para fundit të muajit të ardhshëm, sipas CRI-së.
Pacientët do të mund të blejnë këto barna duke filluar prej muajit shtator.
Administrata bëri me dije se do të shtojë udhëzimet për të garantuar zbatimin e çmimeve të reja.
/v.b/






















