KALIFORNI, 1 korrik /ATSH-DPA/- Kompanitë Facebook, Google, TikTok dhe Twitter janë angazhuar për të përmirësuar sistemet e tyre të raportimit dhe për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi përvojën e tyre si pjesë e një iniciative për të trajtuar abuzimin në internet kundër grave.
Kjo vjen kur qindra gra të shquara në të gjithë botën, përfshirë aktualisht dhe ish-kryetaret e shteteve, postuan një letër të hapur duke u kërkuar platformave që t’i bëjnë faqet e tyre më të sigurta.
Të katër gjigantët e teknologjisë do të përqendrohen në përmirësimin e veçorive që do të lejojnë përdoruesit të menaxhojnë më mirë se kush mund të ndërveprojë me postimet e tyre dhe më shumë mundësi për filtrimin e llojeve të caktuara të përmbajtjes si dhe forcimin e sistemeve të raportimit, në mënyrë që përdoruesit të monitorojnë dhe menaxhojnë raportet e abuzimit.
Letra e hapur, e cila pranon angazhimet e bëra nga gjigantët e teknologjisë dhe i nxit ata të veprojnë në përputhje me rrethanat, u nënshkrua nga udhëheqësit globalë duke përfshirë politikanen e njohur mozambikase dhe avokaten e të drejtave të grave Graca Machel, ish-presidenten e Kilit, Michelle Bachelet, deputetet Diane Abbott, Jess Phillips dhe Fleur Anderson si dhe gra të tjera të shquara përfshirë Emma Watson, Annie Lennox, FKA Tëigs, Thandiwe Newton, Gemma Chan dhe Maisie Williams./ /os/























