Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 1 korrik 2021

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore veriore,ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veriperëndim fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell
Kukës 19/35 Diell re
Lezhë 18/31 Diell
Dibër 16/33 Diell re
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 24/34 Diell
Elbasan 22/36 Diell re
Berat 19/36 Diell re
Vlorë 13/36 Diell
Korcë 17/32 Diell re
Gjirokastër 15/36 Diell
Sarandë 18/33 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrincat Harry dhe William pa bashkëshortet në zbulimin e statujës së Princeshës Diana
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/7/2021