Princat Harry dhe William pa bashkëshortet në zbulimin e statujës së Princeshës Diana

LONDËR, 30 qershor /ATSH/ – Princi William dhe Princi Harry do të zbulojnë statujën në nder të Princeshës Diana të enjten, por thuhet se nuk do të shoqërohen nga bashkëshortet e tyre, Kate Middleton dhe Meghan Markle, sipas një burimi të brendshëm.

Vëllezërit do të përkujtojnë 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës.

Markle thuhet se do të qëndrojë në Santa Barbara, Kaliforni, për t’u kujdesur për vajzën e saj të porsalindur, Lilibet Diana.

Princi Charles, gjithashtu, thuhet se nuk do të marrë pjesë, sepse ai ka planifikuar një udhëtim në Skoci.

Dukesha e Kembrixhit është anëtarja e fundit e familjes mbretërore që thuhet se nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

“William planifikon të shoqërojë Middleton dhe fëmijët e tyre për të parë statujën privatisht para zbulimit”, tha një burim mbretëror.

Burime familjare vunë në dukje se mungesa e Middleton ishte një përpjekje “për të zvogëluar raportimet për drama familjare”.

Princat William dhe Harry e porositën statujën e Lady D në vitin 2017./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.