Ballina Flash

Miliona australianë në lockdown pas përhapjes së variantit Delta

SIDNEJ, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit në Australi, gjithnjë e më shumë pjesë të vendit duhet të bllokohen.

”Më shumë se 10 milionë nga një popullsi totale prej 25 milionë banorësh janë tani të prekur nga ora policore”, sipas gazetave australiane.

Pas Sidneit, në bregun lindor, dhe Darvinit në veri, disa raste të reja janë raportuar gjithashtu në Perth.

”Rajonet e tjera në Queensland, të cilat tërhoqën turistë nga e gjithë bota para pandemisë, gjithashtu do të duhet të shkojnë në izolim deri të premten, duke përfshirë Gold Coast, Townsville dhe Noosa”, njoftoi qeveria rajonale.

Australia ka kohë që kërkon të mbajë virusin nën kontroll përmes rregullave jashtëzakonisht të rrepta dhe gjurmueshmërisë së saktë të kontaktit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2020 – 16,3 milionë telespektatorë francezë panë eliminimin e tyre nga Zvicra
Artikulli tjetërG20 – Blinken: Më shumë vaksina antiCovid-19 në të gjitha vendet e botës