Ballina Bota

FOKUS – Spanja skeptike për mega-planin europian, Italia besimplotë

MADRID, 23 qershor /ATSH-AFP/ – A do të arrijë Italia dhe Spanja, përfituesit kryesorë të planit masiv europian të rimëkëmbjes postpandemi, të përdorin në mënyrë efikase këto para?

Në Madrid kjo çështje ka ngjallur dyshimet e ekonomistëve, ndërkohë që në Romë, metoda Draghi është unanime.

Dy vendet do të marrin rreth gjysmën e 750 miliardë eurove të parashikuara nga Brukseli për të rimëkëmbur ekonominë europiane, goditur nga COVID-19, nëpërmjet një mekanizmi të pazakontë të kredisë së përbashkët.

Italia do të marrë 191,5 miliardë euro në formën e subvencioneve dhe kredive dhe Spanja deri në 140 miliardë.

“Ne jemi koshientë që BE po luan të ardhmen e saj me zbatimin korrekt të këtyre fondeve”, deklaroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez duke nënvizuar se Italia dhe Spanja ishin vendet kyçe.

“Ne kemi të gjithë përgjegjësi ndaj qytetarëve europianë që paguajnë taksa për të financuar planin tonë kombëtar”, theksoi Mario Draghi.

Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër për planet e dy vendeve, që parashikojnë të investojnë para në tranziconin ekologjik dhe digjital si dhe infrastruktura.

Por, në Spanjë kritikat janë të shumta.

“Këto fonde janë shitur (…) dhe nuk do të kenë aq shumë ndikim në ekonomi”, theksoi Fernando Fernandez, ekonomist në IE Business School.

“Pagesat e para do të priten në korrik, por shumica e fondeve të planifikuara për 2021 ndoshta nuk do të mbërrijnë para fundit të vitit, kur rimëkëmbja ekonomike ndoshta do të jetë tashmë në proces”, theksoi ai.

Kritikët gjithashtu tregojnë mungesën e konsultës politike rreth planit, të hartuar nga Pedro Sanchez dhe ministri i tij i Ekonomisë praktikisht pa konsultime me forcat e tjera politike.

Në Itali, perceptimi është shumë i ndryshëm.

“Super Mario” Draghi, i konsideruar si shpëtimtari i eurozonës gjatë krizës së borxhit, u thirr në ndihmë për të vendosur në zbatim planin e rimëkëmbjes, i cili kishte kristalizuar tensionet politike, madje duke shkaktuar edhe rënien të qeverisë së mëparshme në janar./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimet
Artikulli tjetërSoreca takon Sadushin: Funksionimi normal i Gjykatës së Lartë, sjell edhe plotësimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese