Ballina Flash

Prerje e paligjshme e pyjeve/ Arrestohen dy vëllezër në Fushë-Bulqizë dhe procedohen 3 të tjerë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit arrestoi sot dy vëllezër banues në Fushë-Bulqizë, si dhe procedoi penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.
Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.
Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
/k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Rritje e befasishme infeksionesh në Izrael, sidomos me variantin Delta
Artikulli tjetërNdërtimi i paligjshëm në Lezhë/ Në pranga 1 shtetas