Ballina Flash

EURO 2020 – Finalja do të luhet në ”Wembley”

LONDËR, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Finalja e kampionatit europian të futbollit, EURO 2020, do të zhvillohet në ”Wembley”,  deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Hancock, duke iu përgjigjur disa pyetjeve rreth deklaratave të kryeministrit Mario Draghi në lidhje me zhvillimin e finales, theksoi se finalja duhet të mbahet një vend ku niveli i infeksionit të koronavirusit është i ulët.

“Unë isha në ‘Wembley’ të premten, ishte shumë mirë të dëgjoja turma duke brohoritur përsëri, ne kemi një vendndodhje të shkëlqyer, shpresoj që Britania e Madhe, Skocia dhe Uellsi të ecin përpara”, theksoi Hancock.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë pas 100 vitesh një rabin merr detyrë ushtarake
Artikulli tjetërKadastra Shqiptare/ Shpallet thirrja për aplikim për drejtues të rinj të zyrave rajonale