Për herë të parë pas 100 vitesh një rabin merr detyrë ushtarake

BERLIN, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Gjermania regjistroi rabinin e parë ushtarak pas 100 viteve.

Rabini i shtetit të Saksonisë, Zsolt Balla, do të marrë detyrën në sinagogën e Lajpcigut si një kapelan hebre i ushtrisë gjermane, me të tjerët që ndjekin hapat e tij në vitet e ardhshme.

Balla, 42 vjeç, tha se shpresonte se rabinët nuk duhet të kenë qasje vetëm në Bundeswehr, por edhe më gjerë.

“Unë mendoj se antisemitizmi dhe çdo formë e urrejtjes ndaj pakicave është diçka që ne kurrë nuk mund ta eliminojmë përgjithmonë nga shoqëria jonë”, tha Balla.

Balla shtoi se pozicioni i tij ”ishte një përgjegjësi historike”.

“Mendoj se nuk është një shpresë e kotë të thuash se një ditë do të jetë e natyrshme që Bundeswehr të ketë ushtarë hebrenj ashtu siç është për forcat e armatosura të SHBA, Holandës, Francës dhe Britanisë së Madhe”, theksoi Balla.

Balla, i lindur në Hungari, studioi inxhinieri në qytetin e tij të lindjes, Budapest.

Ai jeton në Gjermani që nga viti 2002. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.