Ballina Flash

”Shi” miliardash për shkencën dhe teknologjinë britanike

LONDËR, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Një ”shi” miliardash për shkencën dhe teknologjinë britanike, deri në mbi një të tretën më shumë sesa kanë dhënë qeveritë e mëparshme, është zotimi i shpallur sot nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Deri në vitin 2025 këto fonde do të jenë mbi 25 miliardë euro.

”Qëllimi është të forcojmë rolin e Britanisë së Madhe në fatet e vendit dhe botës, deri në pikën për ta bërë atë një superfuqi shkencore globale”, deklaroi Johnson për ”Daily Telegraph”.

”Vendi ynë i është borxhli shkencës dhe shkencëtarëve”, theksoi ai.

“Rritja e burimeve financiare me përpjekjet e pamjaftueshme të bëra pak nga të gjitha demokracitë perëndimore duhet të ketë prioritet në kërkimin teknologjik në sektorë kyç për telekomunikacionin dhe zhvillimin 5G me çdo çmim”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Raisi përjashton takimin me Biden
Artikulli tjetërShqipëria vendos veten si prodhuese e rëndësishme e energjisë së rinovueshme në Europë