Ballina Flash

EURO 2020 – Gjermani-Portugali 4-2

MYNIH, 19 qershor /ATSH/ – Gjermania fitoi sot ndaj Portugalisë me rezultatin 4-2, në stadiumin ”Fussball Arena” të Mynihut, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për gjermanët, të cilët fillimisht u ndodhën në dizavantazh pas golit të Ronaldos (15′).

Por, ishin dy autogola të portugezëve, Dias (35′) dhe Guerriero (38′) që i dhanë epërsinë ekipit të Loew.

Në pjesën e dytë gjermanët shënuan edhe dy herë me anë të Harvetz (51′) dhe Gosens (60′), ndërkohë që portugezët shkurtuan diferencën me anë të Jota (67′).

Ndeshja, e gjykuar nga britaniku Taylor, ishte e vlefshme për Grupin F.

Po për këtë grup u luajt sot ndeshja Hungari-Francë, që përfundoi me rezultatin 1-1./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim takim virtual me drejtues të diasporës shqiptaro-amerikane: Vijoni kontributin për forcimin e Shqipërisë
Artikulli tjetërMbërrijnë 50,000 doza të vaksinës Coronavac në Rinas, mbi 1 milion vaksina deri tani në Shqipëri