Kim takim virtual me drejtues të diasporës shqiptaro-amerikane: Vijoni kontributin për forcimin e Shqipërisë

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane e cila në njoftimin e saj thekson se gjatë këtij takim ambasadorja Kim i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.

“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.