Ballina Flash

EURO 2020 – Ukraina fiton kundër MV 2-1

BUKURESHT, 17 qershor /ATSH/ – Ukraina fitoi sot kundër Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-1, në stadiumin ‘’Arena Nationale’’ të Bukureshtit, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 me golat e Jermolenkos në minutën e 29-të dhe të Jaremçukut në minutën e 34-t.

Në pjesën e dytë, MV shkurtoi diferencën me anë të Alioskit në minutën e 57-të.

Në këtë pjesë ukrainasi Malinovski humbi një penallti (84′).

Ndeshja, e gjykuar nga argjentinasi Rapallini, ishte e vlefshme për Grupin C.

Holanda dhe Austria do të ndeshen sonte për të njëjtin grup./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi masiv dhe rikuperimi i vendeve të punës nxiti rritjen e konsumit
Artikulli tjetërKadilli: Berisha dhe Basha nuk kanë çfarë t’i propozojnë më PD-së