Ballina Flash

Minimatura, sot provimi i gjuhës

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Provimet e lirimit u rikthyen në arsimin bazë, edhe pse në kushte pandemie. Ndryshe nga vjet kur u anuluan për shkak të e shkollës shkëputjes së nxënësve nga bankat me konfirmimin e infektimeve në Shqipëri e kalimi i tyre për në gjimnaz nuk u ndikua nga testimet.

Rreth 32 mijë nxënësit e klasave të 9 nisën sezonin e provimeve, me provimin e parë sot në gjuhën shqipe dhe letërsinë, për të vijuar më pas me matematikën në 21 qershor dhe për të mbyllur ciklin 9-vjeçar me provimin e gjuhës së huaj në 25 qershor.

Provimi nisi në orën 10 dhe koha që kishin nxënësit në dispozicion ishte 2 orë e 30 min.

“Provimi shkoi shumë mirë. Pas 5 ditësh klasat e 9 do të testohen për njohuritë në matematikë, ku në këtë provim lirimi frika e nxënësve është edhe më e madhe”, u shpreh një nxënëse.

“Kemi dëgjuar dhe maturantët që janë ankuar për vështirësinë e matematikës, besoj edhe ne do e kemi të vështirë se kemi mangësi edhe prej mësimit online”, tha një tjetër nxënëse.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDivjakë/ Punohet për profilimin e rrugës nga Çermë Pasha drejt Çermës së Sipërme
Artikulli tjetërJanar-maj 2021/ 380 mijë tonë mallra me tragete nga/drejt Durrësit