Divjakë/ Punohet për profilimin e rrugës nga Çermë Pasha drejt Çermës së Sipërme

TIRANË, 16 qershor /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se pas përfundimit të rrugës rurale të Buçukezës, vazhdon puna për profilimin e rrugës nga Çermë Pasha drejt Çermës së Sipërme.

Ai theksoi se nuk ndalet puna pasi mbaroi rruga e Buçukezës, vijon tjetra rruga e Çermave.

“Nxehtë dhe temperatura asfalti. Rruga rurale e Buçukezës përfundoi. Në rrugën e Çermave po punohet sot për profilimin nga Çermë Pasha drejt Çermës së Sipërme. Pra,nuk ishte fushatë, as për zgjedhje, por punë që kërrkush nuk e bëri nga 2004 e për 17 vite rresht”, shprehet ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.