TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se si pasojë e punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e disa nënstacioneve në Tropojë, do të kryhen remonte dhe për rrjedhojë është e detyruar të stakojë përkohësisht furnizimin me energji elektrike, ditën e nesërme, datë 16 qershor 2021.
Investimet, sipas OSHEE, po kryhen me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për konsumatorët.
Sipas OSHEE-s, për shkak të remontit që do të kryhet nga OSSH në NST Gropaj në datën 16 qershor gjatë intervalit kohor 09:30-16:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tropojë: Ferzë, Gjonaj, Lekurtaj, Shullan, Velishtë, Breg geg-hysen, Betoshë, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Tetaj, Fusha e Mullinjve, Markaj, Gjon Pepaj, Peraj, Kapit, Vran, Meserr, Ndergjugje, Varg, Palc, Salc, Brise, Velishte, Amc, Zona B1, B2.
/r.e/























